Nadal nuk ndalet: Dua suksesin edhe në Roland Garros

Futboll

Nadal nuk ndalet: Dua suksesin edhe në Roland Garros

Më: 27 maj 2017 Në ora: 18:48
Nadal

I vetëdijshëm për forcën e tij dhe besimplotë për të fituar për herë të 10-të në karrierë grand-slamin e tij të preferuar. Rafael Nadal mbreti i fushave me dhe kuq është gati për debutimin e tij në Roland Garros aty ku do të synojë një tjetër sukses. 30-vjecari është rekordmeni i French Open por një tenist si Nadal nuk ngopet asnjëherë me trofe, për më tepër kur luan në habitatin e tij të preferuar.

”  Fushat me dhe të kuq janë baza e lojës time. Në këtë sezon jam shumë i kënaqur me nivelin tim.  Kam luajtur mirë në të gjithë turnetë, si në ata me terren të fortë ashtu edhe në fushat me dhe të kuq. Kam fituar 3 turne që kanë qenë shumë të rëndësishëm për  mua, shpresoj të vazhdoj kështu”.

Objektivi i rradhës për Nadal është ta cojë në 10 numrin e trofeve në Roland Garros, një turne tek i cili spanjolli ka përjetuar emocione të mëdha.

” French Open është një turne shumë special për mua.  Nuk kam luajtur gjithmonë ndeshje të mira në Roland Garros por e bukura qëndron te fakti se kam ditur të kapërcej gjithmonë momentet e vështira.  Ndeshja më e mirë që kam zhvilluar në Paris gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë gjysmëfinalja ndaj Djokovic në 2008-tën.  Për 2 sete e gjysmë në atë sfidë tregova një nivel loje të jashtëzakonshëm. Uroj që edhe këtë vit të dhuroj paraqitje të shkëlqyera në Roland Garros dhe pse jo ta fitoj këtë turne për herë të 10-të”.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat