Conte, gati rinovimin me Chelsean për 11 mln në sezon

Futboll

Conte, gati rinovimin me Chelsean për 11 mln në sezon

Më: 27 maj 2017 Në ora: 18:49
Conte

Chelsea dhe Antonio Conte të destinuar për ta vijuar bashkëpunimin pas një sezoni të përmbyllur me festën e titullit kampion në Premier League. Pas një pushimi të shkurtër, trajneri italian do të takohet personalisht me Roman Abramovich, për të përcaktuar detajet e një kontrate të re me kohëzgjatje deri në vitin 2021. Paga vjetore që do të përfitojë Conte do të jetë më e vogël nga shuma që i ka ofruar Interi, megjithatë 11 milionë euro në sezon janë të mjaftueshme për ta bindur 47-vjecarin. Madje në kontratë do të ketë një klauzolë prej 20 milionësh dëmshpërblim nëse do të shkarkohet nga detyra.

Ndryshe nga një vit më parë, Conte do të marrë përgjegjësinë e merkatos, duke i zgjedhur ai futbollistët që do të transferohen në “Stamford Bridge.”

Për sulmin  kërkohen emra të rëndësishëm si Beloti apo Lukaku, në mesfushë endrra mbetet Radja Naingolan, por vështirë se Roma do të heqë dorë nga futbollisti i kombëtares belge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat