Flamurtari qëndron në Superiore

Futboll

Flamurtari qëndron në Superiore

Më: 27 maj 2017 Në ora: 20:53
Flamurtari

Flamurtari qëndron në Superiore. Vlonjatët bënë detyrën përballë Korabit duke fituar 3-0 në “Selm Stërmasi” me gola të Alveshit, Veliut dhe Lynekerit që vulosën qëndrimin për skuadrën vlonjate pas një sezoni me shumë ulje-ngritje, i cili mund të ishte mbyllur dhe në Europë nëse nuk do të kishte qenë për neglizhencën e pagesave të prapambetura që kushtuan –6 pikë në klasifikim. Gjithsesi në takimin e javës së fundit, Flamurtari me vetëm një rezultat në favor nuk kërkonte t’i linte asgjë rastësisë për mbijetesën duke kërkuar që në fillim golin, I cili erdhi në të 9-tën por vijërojtësi e cilësoi si jashtë loje. Kuqezinjtë megjithatë I mori mbi shpatulla Alvesh që në pjesën e parë ishte I pranishëm në cdo moment të rrezikshëm, si në të 12-tën e 36-tën kur goditjet e tij u pritën mirë nga Premci apo dhe në të 43-tën kur u tregua I saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit duke shënuar golin e shpëtimit për vlonjatët.

Pjesa e dytë nisi me një gol të anulluar për Korabin në të 53-tën ndërsa sigurinë e mbijetesës e vendosi kapiteni Veliu me një gol fantastik.

Në fund  festës së golave ju bashkua dhe Lyneker që I vuri vulën me një tjetër gol fantastik.

Nga ky moment nuk ndodhi më asgjë me Flamurtarin që në fund arriti t’I gëzohet qëndrimit në Superiore, me shpresën se viti I ardhshëm do të rezervojë të tjerë objektiva për kuqezinjtë, jo vetëm në letër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat