PSG fiton kupën e Francës

Futboll

PSG fiton kupën e Francës

Më: 28 maj 2017 Në ora: 05:18
PSG

PSG fitoi për herë të 11-të Kupën e Francës duke mundur në një finale dramatike Angers me rezultatin 1-0.

Një augotol i dha trofeun parizienëve në një finale kryesisht të barabartë, me Angers që në finalen e parë historike u përpoq të përballonte si e barabartë gjigandin e futbollit francez por u ndëshkua në fund vetëm nga fati. Në fakt ekipi i drejtuar nga Moulin në pjesën e parë goditi dhe shtyllën ndërsa në fraksionin e dytë ruajti me fanatizëm barazimin deri në minutën e 91-të kur Paris tregoi se në fund gjithsesi fitojnë të mëdhenjtë. Këtë herë nuk ishte Thiago Silva që ngriti lart trofeun por braziliani tjetër Maxëell, me parizienët që jo vetëm fituan në edicionin e 100-të të Kupës, por gjithashtu u bënë i pari ekip që e fiton 3 herë radhazi këtë trofe dhe njëkohësisht i pari që arrin kuotën e 11-të triumfeve në Kupë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat