Kukësi merr titullin, por e mbyll sezonin me humbje

Futboll

Kukësi merr titullin, por e mbyll sezonin me humbje

Më: 28 maj 2017 Në ora: 06:27
Kukësi

Kukësi zyrtarisht është shpallur kampion në Kateririnë Superiore por nuk ka arritur ta mbyllë sezonin pa humbje pasi është mposhtur me rezultatin 1-0 përballë Luftëtarit.

Në minutën e 12’ ishte Bregu i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë por gjatë minutave të mbetura verilindorët nuk reaguan për të përmbysur ndeshjen.

Në fund të ndeshjes FSHF legjitimon festën e Kukësit duke i dorëzuar titullin kampion ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat