United gati ta shesë një mbrojtës

Futboll

United gati ta shesë një mbrojtës

Më: 28 maj 2017 Në ora: 06:36
Manchester United

Djajtë e Kuq janë të hapur për largimin e qendërmbrojtësit, që nuk është më në listën e të preferuarve të Jose Mourinho.

Manchester United është i gatshëm të pranojë oferta për transferimin e mbrojtësit Chris Smalling.

Mbrojtësi ka rënë në listën e zgjedhjeve prapa Phil Jones, Marcos Rojo dhe Eric Bailly dhe me Michael Keane që duket se do t’u bashkohet Djajve të Kuq, ai mbetet krejt jashtë skuadrës.

Arsenal ka shprehur interesim për Smalling në të shkuarën, ndërsa raportohet se Arsene Wenger pëlqen lojën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat