Enrique ia lë një super-nofkë Messit

Futboll

Enrique ia lë një super-nofkë Messit

Më: 28 maj 2017 Në ora: 08:35
Luis Enrique dhe Leo Messi

Luis Enrique ka thënë fjalë të mëdha për Leo Messin.

Ai e ka quajtur argjentinasin jashtëtokësor, pas fitores në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Alavesit.

“Messi është një jashtëtokësor në çdo kuptim dhe unë jam shumë me fat që kam punuar me të”, deklaroi Enrique.

“Është numër një, i fortë në çdo aspekt, sidomos fizikisht. Ai përkujdeset në mënyrë të përsosur për veten e tij. Ka edhe shumë më tepër për të ardhur nga Messi”, shtoi Enrique.

Ai u shpreh i lumtur që e mbylli aventurën te Barcelona me trofe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat