Laçi, çfarë mbijetese e mundimshme

Futboll

Laçi, çfarë mbijetese e mundimshme

Më: 28 maj 2017 Në ora: 11:56
Laçi

Një fund sezoni ëndrrash për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, që në përfundim të javës së 31-të të kampionatit ngjasonte më shumë me një mision e pamundur. Të pamundurën e bëri realitet Laci për meritë edhe një timionieri si Stavri Nica që sa herë thërritet në detyrë nga presidenti Pashk Laska, arrin të përcjellë me sukses te skuadra kurbinase filozofinë e tij, që për Lacin është gjithmonë një filozofi fituese.

Me Stavri Nicën Laci fitoi trofeun e parë në historinë e klubit që ishte Kupa e Shqipërisë në sezonin 2012-2013 dhe sërish me 62-vjecarin në stol kurbinasit arritën një tjetër sukses historik, siguruan mbijetesën në 5 javët e fundit duke realizuar një mision në kufijtë të pamundurës për të rrëzuar për herë të parë në kategoritë inferiore një klub të madh si Tirana.

Stavri Nica e mori drejtimin e Lacit pas humbjes së thellë që kurbinasit pësuan me shifrat 1-5 në shtëpi ndaj  Skënderbeut, duke zëvendësuar në pankinë Bledar Sinellën. Disfata ndaj korcarëve u pasua me një humbje minimale ndaj kampionëve të Kukësit por nga ajo disfatë 2-1 nisi edhe kthesa e madhe e bardhezinjëve.

Në 5 javët e fundit, Laci mori 3 fitore dhe 2 barazime pa gola, duke ndalur edhe një pretendent për titullin si Partizani për të ardhur tek ajo fitore 2-1 ndaj Teutës me gola të Jonuzit dhe Mensah që shpërbleu mundin e një sezoni të tërë.

Pavarsisht dy fazave të para aspak pozitive, me afrimet cilësore që bëri në Janar, Laci i bëri mbylljen më të mirë një sezoni të vështirë duke e merituar në fund mbijetesën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat