Ekuban: Parizanit ia lë derën hapur!

Futboll

Ekuban: Parizanit ia lë derën hapur!

Më: 28 maj 2017 Në ora: 12:49
Ekuban

17 gola në 33 ndeshje të superiores, me një mesatare më shumë se një gol në dy takime. Vetëm një sfidë e humbur për arsye kartonësh.  Këto janë statistikat sezonale të Caleb Ekuban, sumuesit italian me origjine ganeze që ndoshta ndaj Skënderbeut zhvilloi sfidën e fundit me fanellën e kuqe. Nuk e gjeti rrjetën në Korcë, në takimin përmbyllës të kampionatit me Skënderbeun, megjithatë paraqitjen e tij sezonale e vlerëson me nota pozitive.

Po, isha i pafat që nuk shënonva, por sot nuk jam paraqitur në formën time më të mirë. Është e vështirë të luash në një ndeshje të tillë.  Jam i kënaqur që shokët e skuadrës më kanë ndihmuar shumë në këtë ndeshje të fundit të sezonit, në një përballje klasike ku duhet të japësh më të mirën, sepse më pas do të ikësh në shtëpi për të pushuar pak. Ishtë një ndeshje e bukur, por unë nuk dhashë maksimumin. Gjithsesi kam i kënaqur për kampionatin që kam zhvilluar.

Tre barazimet e fundit me Kukësit, Lacin dhe Flamurtarin e nxorrën Partizanin nga lufta për titullin. Disa gabime të njëpasnjëshme që në njëfarë mënyrë hodhën poshtë mundin e një sezoni. Por Ekuban do të kujtojë gjatë një rast të hubur në përballjen direkte me Kukësin.

Sezoni 2015-2017 mbaroi dhe nuk e di se cfarë do të ndodhë në të ardhmen. Pengu im i madh në këtë sezon me Partizanin është goli që humba ndaj Kukësit. Mendoj se këtë moment do ta mbaj mend gjatë, por do të më forcojë më shumë për sezonin e ardhshëm.

23-vjecarit i ka përfunduar periudha e huazimit nga Chievo, por ai nuk e përjashton mundësinë e vijimit të bashkëpunimit me të kuqtë, sigurisht pasi të bisedojë me drejtuesit e klubit italian.

Për sezonin e ardhshëm më duhet të ulem e të bisedoj me drejtuesit e Chievos. E pësëris, nuk i dihet cfarë mund ta na sjellë e ardhmja, unë i lë gjithmonë dyert e hapura dhe kur vjen më e mirë e zgjedh atë. Partizani mund të jetë një zgjedhje e mirë për mua.

Në fund Ekuban jep një opinion për futbollin shqiptar në përgjithësi.

Futbolli shqiptar është i bukur dhe njëkohësisht shumë fizik. Nëse nuk futesh në fushë me grintën e duhur mund të moshtesh nga cod skuadër. Kjo është e bukura e futbollit në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat