Owen: Ronaldo duhet të falënderojë Manchester United-in

Futboll

Owen: Ronaldo duhet të falënderojë Manchester United-in

Më: 28 maj 2017 Në ora: 14:23
Ronaldo

Cristiano Ronaldo është bërë një lojtar “perfekt” te Real Madrid, por Michael Owen thotë se ai duhet të falënderojë Manchester United për atë që ka arritur me skuadrën spanjolle. Ndërkombëtari portugez ka fituar katër herë trofeun e Topit të Artë në karrierën e tij, tre prej të cilëve si lojtar i Real Madrid-it, ndërsa një me United. 32-vjecari konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të historisë së futbolit, ndërkohë ish-sulmuesi i United dhe Anglisë Owen mendon se Sir Alex Ferguson ka luajtur një rol të madh në zhvillimin e tij gjatë gjashtë viteve së bashku në Old Trafford.

“Ai absolutisht ka vazhduar rritjen që nga koha tek United. Por nuk mendoj se Real Madrid-i duhet të marrë të gjitha meritat për ecurinë e tij, sepse United dhe Sir Alex Ferguson krijuan bazat që ai të mund të përmirësohej te Real-i. Ronaldo ka disa vite larg United dhe ai nuk ka ndalur së përmirësuari. Ai dhe Messi e kanë ngjitur futbollin në një nivel të ri. Njerëzit nuk e kuptojnë se sa e vështirë është bësh atë që Cristiano ka bërë. Nëse do të pikturoje një futbollist perfekt ai është thjesht Ronaldo. Ai ka gjatësinë perfekte, edhe pse nuk është shumë i gjatë, ka një formë fizike të përsosur. Ronaldo është i shpejtë, gjuan me të dyja këmbët, i shkëlqyer në lojën në ajër, rezistent dhe të shënojë gola për të është një argëtim”, u shpreh Owen. Këtë sezon Cristiano Roanldo ka fituar titullin e dytë për të të La Liga-s që kur mbërriti në Spanjë në 2009-ën nga Manchester United. Ndërkohë në 3 qershor përballë Juventus-it, 32-vjeçari do të ketë shansin të tentojë trofeun e tretë për të të Ligës së Kampioneve me Real Madrid-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat