Manchester City ofron shifër marramendëse për sulmuesin e Monaco-s

Futboll

Manchester City ofron shifër marramendëse për sulmuesin e Monaco-s

Më: 28 maj 2017 Në ora: 15:38
Kylian Mbappe

Pas një sezoni mbresëlënës me Monaco, Kylian Mbappe, është bërë emri kryesor në afatin kalimtar veror dhe duket se për të do të paguhen një “mal” me para. Shumë e thjeshtë, 18-vjeçari duket se do të ndjek gjurmët e Henry dhe pas shpërthimit në Ligue 1 dhe Champions League janë të shumtë klubet e interesuara për atë që ka të ngjarë të jetë qendërsulmuesi i Francës në kampionatin e ardhshëm botëror.

Të dielën, faqja e njohur e internetit në Francë “Telefoot” ka shkruar se Mbappe do të shkojë në një prej dy klubeve më të pasura të planetit si Manchester City dhe Real Madrid. Manchester City ka ofruar 130 milionë euro për sulmuesin e Monaco, gjithnjë sipas zërave të afatit kalimtar, raporton telesport, të njëjtën shifër që duket se është gati të shpenzojë Real Madrid, pasi trajneri Zinedine Zidane e ka vënë Mbappe në krye të listës së dëshirave.   Manchester City ka prezantuar ofertën e tij dhe me 130 milionë euro për Monaco, dhe 70 milionë për Mbappe për 5 vitet e ardhshme, klubi i Pep Guardiola ka bërë gati një investim 200 milionë eurosh për të marrë atë që konsiderohet e ardhmja e futbollit botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat