Kërkoj falje publike...

Futboll

Kërkoj falje publike...

Nga: Ridvan Beqiri Më: 28 maj 2017 Në ora: 17:33
Ridvan Beqiri

Debate

Klubi futbollistik Kosova e Vushtrrisë që tashmë e dimë të gjithë, është vetë krenaria e qytetit tonë. Të gjithë duam ta shohim atë në potencial me rezultatet më të mira në nivel vendi edhe më gjerë. Dua të ndaj me ju zhgënjimin të cilin e kemi përjetuar bashkërisht në këtë sezon, jo gjithmonë tifozët tanë ‘Forca’ dhe mbarë publiku kanë qenë të kënaqur me rezultatet dhe arritjet e klubit të tyre të zemrës. Aq më tepër, pasi nuk ka munguar përkrahja e parezervë financiare dhe as mbështetja e përzemërt e publikut futbolldashës. Ju të gjithë, që i keni besuar kryesisë së klubit, me të drejtë keni pritur rezultate shumë më të larta, po këto rezultate i kam pritur edhe unë duke e dhënë maksimumin që klubi jonë i përbashkët të shkëlqejë në çdo pikëpamje, të jetë lider dhe ta bëjë krenar çdo tifoz të vetin. Nuk kemi kursyer fare duke përmbushur çdo kërkesë të futbollistëve për të arritur te suksesi i dëshiruar inkuadrimi në Superligë e për t’i gëzuar tifozët dhe gjithë ata që i ndjekin me kënaqësi sukseset e Kosovës.

Si ish lojtarë dhe dëshmitarë i shumë ngjarjeve dhe zhvillimeve brenda në klub si për të mirë si për të keq, ku ka pas situata kur nuk jemi paguar, jemi mashtruar, jemi zhgënjyer e në shumë raste edhe e kemi ndare së bashku suksesin. Në pozitën e drejtorit sportiv kam luftuar me tërë qenien time që rastet e tilla negative kur më të mos përsëriten, krejt kjo fal kryesisë e cila më ka mbështet pa rezervë. Nuk ka pas moment më të lumtur për mua se gatishmëria e bizneseve për përkrahje financiare si asnjëherë më parë, po ashtu nuk ka pas moment më të lumtur për mua se të shohësh publikun duke mbushur shkallët e stadiumit e cila ishte për çdo lëvdatë dhe na kishin zili të gjithë. Sidoqoftë, sukseset kanë munguar dhe në një mënyrë, edhe ne po e ndiejmë peshën e përgjegjësisë. Andaj, kjo ndjenjë e pakëndshme më shtyri që të kërkoj falje publike pikë së pari kryesisë së klubit, bizneseve të Vushtrrisë, tifozëve “Forca” dhe të gjithë sportdashëseve nga Vushtrria dhe më gjerë. Besoj dhe shpresoj se nga kjo situatë do të dalim shumë më të fortë, nuk do të ndalemi për asnjë moment deri sa klubi jonë i zemrës do të kthehet aty ku e ka vendin, në majën e futbollit të Kosovës!

Autori është drejtor sportiv i FC Kosova nga Vushtrria

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat