Prishtina shumë e fortë për Drenicën

Futboll

Prishtina shumë e fortë për Drenicën

Nga: K. Goca Më: 28 maj 2017 Në ora: 18:31
Lojtarët e Prishtinës

Prishtina shënoi fitore të thellë në Skenderaj, me rezultat 3:0 ndaj Drenicës, në ndeshjen e javës së fundit të elitës së futbollit. Prishtina ka qenë më e mirë se skuadra drenicase, duke ngadhënjyer me rezultat të thellë, duke iu falënderuar golave të Guthier Makendës (4’ e 74’), Basid Khalidit (62’).

Në minutën e 63-të, Liridon Leci humb penalltinë, i cili kishte mundësi ta thellon edhe më shumë fitoren e bardhekaltërve, që janë nënkampion të ri të Kosovës, pra duke e zënë vendin e dytë me 72 pikë, kurse Drenica përfundoi në pozitën e shtatë me 40 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat