Ramos nuk kursen lëvdatat për Tottin

Futboll

Ramos nuk kursen lëvdatat për Tottin

Më: 28 maj 2017 Në ora: 19:18
Sergio Ramos dhe Francesco Totti

Sergio Ramos ka thënë se Francesco Totti është një nga futbollistët më të mëdhenj në histori.

Legjenda e Roma të dielën luan ndeshjen e fundit në fanellën romake, në Serie A ndaj Genoa.

Kështu Ramos e ka cilësuar atë si një nga më të mirët ndonjëherë dhe se do të mund të ishte lider tek cilado tjetër skuadër e madhe europiane.

“Mendoj se Totti nuk do ta kishte problem të luante në një klub të madh, sepse ai është i lindur lider, dhe lojtarët e mëdhenj gjithmonë do të gjejnë rrugën për të hyrë në ekipin e madh”.

“Kur një listë me lojtarët më të mëdhenj do të bëhet, Totti do të jetë aty. Shumë besoj se ai do të kujtohet si një nga më të mëdhenjtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat