Sadiku me Luganon me pikë të plota!

Futboll

Sadiku me Luganon me pikë të plota!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2017 Në ora: 19:21
Lojtarët e Luganos

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku me Luganon importuan tri pikë të mëdha në ballafaqim me Lausanne-n, duke e mundur me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së parafundit (35-të) në elitën e futbollit zviceran. Sadiku asistoi në golin e fitores kur shënoi Carlinhos në minutën e 68-të. Për vendasit shënoi Ben Khalifa (12’) dhe për mysafirët: Sabbatini (63’) e Carlinhos (68’). Shqiptari Benjamin Kololli luajti deri në minutën e 61-të për Lausanne-n, kurse Armando Sadiku u paraqit standard për Luganon. Grasshoppers pësoi disfatë si vendas me rezultat 3:1 nga kampioni i ri Baseli.

Valon Fazliu luajti standard për Grasshoppersin, por të zhgënjyer lëshuan fushën. Luzern e Vaduz u ndanë baras (2:2), kjo e fundit humbë statusin e elitës.  Hekuran Kryeziu u paraqit titullar për Luzernin, kurse Albion Avdijaj luajti nga minuta e 77-të për Vaduzin. Arlind Ajeti luajti tërë takimin për St. Gallenin, por nuk arritën me shumë se një barazim (1:1) në takim me Sionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat