Trajneri i Shqipërisë në Kosovë: Nuk jam më i miri as më i paguari!

Futboll

Trajneri i Shqipërisë në Kosovë: Nuk jam më i miri as më i paguari!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 maj 2017 Në ora: 12:12
Samuel Nikaj gjatë një këshille

Trajneri Samuel Nikaj po shijon ditët e lumtura të tij. Ai ka një arsye që të jetë ballëlart, pas gjashtë viteve Flamurtarin e Prishtinës e riktheu në elitën e futbollit. Ai me skuadrën  kuqezi janë kampion të Ligës së Parë, duke triumfuar me 68 pikë.

“Nuk jam trajneri më i mirë, as më i paguari, por fati e ka dashtë me drejtuar skuadra fituese. Suksesi jem: 'Lojtarët e mi janë më të fortit dhe më të mirët...”, shkruan Nikaj, trajner nga Shqipëria, raporton gazeta kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat