Kjo bukuroshe thotë: Do ta mbyll Tottin gjithë ditën në shtëpi

Futboll

Kjo bukuroshe thotë: Do ta mbyll Tottin gjithë ditën në shtëpi

Më: 29 maj 2017 Në ora: 12:42
Totti me Ilaryn

Futbollisti Francesco Totti ka zhvilluar dje ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Romës, teksa gruaja e tij Ilary Blasi, do të duhet ta ngushëllojë ikonën e futbollit italian.

Ilary dhe Totti janë bashkë që nga viti 2003, ndërsa u martuan në vitin 2005. Blasi ka thënë për "Striscia la notizia" se nuk e di se si do të shkojnë gjërat tani kur bashkëshorti i saj do të jetë vazhdimisht në shtëpi. Po ashtu, ajo kishte thënë se e gjithë familja do të ishin të pranishëm në "Stadio Olimpico" në ndeshjen e fundit të Tottit dhe ashtu ndodhi.

Gruaja e tij do ta ketë punën më të vështirë për ta ngushëlluar Tottin në këto momente të vështira të largimit nga pasioni i tij teksa ka premtuar se do ta mbajë gjithë ditën në shtëpi për ta bërë të lumtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat