Po largohet nga Dortmundi?

Futboll

Po largohet nga Dortmundi?

Më: 29 maj 2017 Në ora: 12:54
Thomnas Tuchel

As fitimi i një trofeu të rëndësishëm sic është Kupa e Gjermanisë nuk mjafton për të shmangur lamtumirën. Trajneri i Borussias së Dortmundit Thommas Tuchel është vetëm një hap largimit nga verdhezinjtë për shkak të mosmarrëveshjeje që ka me drejtuesit e klubit dhe marrëdhënieve të tensoionuara që ka krijuar me disa lojtarë. Pas 2 vitesh në krye të ekipit, ku pasoi Jurgen Klopp, 43-vjecari pritet të ndërpresë bashkëpunimin me klubin.

Në fakt pas triumfit në finalen e Kupës së Gjermanisë me Aintrahtin e Frankfurtit Tuchel priste të konfirmohej nga drejtuesit. Ai dëshironte te paktën respektimin deri në fund të kontratës. Gjatë dy sezoneve me Tuchelin trajner verdhezinjtë nuk kanë mundur të rivalizojnë me Bayernin për titullin e Bundesligës.

Për të gjykuar punën e trajnerit duhen analizuar me kujdes edhe lëvizjet në skuadër. Vitin e kaluar klubi fitoi shumë financiarisht nga shitja e Hummels, Gundogan dhe Mikhitarian, por humbi shumë cilësi dhe eksperiencë. Gjithsesi rezultat kanë qenë me të mira se një vit më parë dhe sigurisht trofeu i Kupës së Gjermanisë është një armë e fortë për Tuchel për t’u mbrojtur nga kritikat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat