I bën të fala Realit, shihemi në Cardiff

Futboll

I bën të fala Realit, shihemi në Cardiff

Më: 29 maj 2017 Në ora: 13:10
Miralem Pjaniç

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniç, pret një lojë “shumë të diskutueshme, ku detajet e vogla do të vendosin”, më 3 qershor, në finalen e Champions League, kundër Real Madridit. “Juventusi është mjaft i mirë për t’i bërë dëm. Ne duhet të luajmë me qetësi. Kemi shumë cilësi, si kundërshtari, kështu që do të jetë një ndeshje e vështirë, ku detajet e vogla do të vendosin. Real Madridi ka dobësitë e veta, si çdo ekip. Ne do të përpiqemi ta dëmtojmë atë dhe jemi mjaft të mirë për ta bërë këtë. Kur është fjala për një fund si ky, ku mund të sigurojmë kurorën e trefishtë, është gjithmonë motivim shtesë. Do të jetë një betejë e madhe kundër një rivali të madh.

Real Madridi ka zhvilluar një sezon të madh dhe është kampioni i Europës në fuqi. Ne do të përballemi me një ekip shumë të mirë, i ndërtuar për të luajtur kësi ndeshjesh, kësi finalesh. Presim një konkurrencë shumë të ashpër në të gjithë fushën dhe në çdo pozicion. Do të përgatitemi sa më mirë dhe shpresoj që ekipi më i mirë ta fitojë finalen. Çdo gjë është e mundur. Juventusi është shumë i fortë, ndërsa ëndrra jonë e madhe është për të fituar trofeun. Kam ardhur në një klub, që ka fituar shumë dhe gjithmonë.

Jam pjesë e një projekti emocionues për çdo futbollist. Çdo muaj që kalon ndihem më mirë, sidomos pas fitimit të kaq shumë trofeve. Pas titullit dhe Kupës së Italisë, hapi tjetër drejt tripletës është i vështirë. Sidoqoftë, besojmë tek potenciali ynë. Ne duam të mbyllim sezonin sa më përkryer, duke fituar Championsin. Kemi bërë sakrifica të mëdha, kemi punuar shumë. Suksesi është për shkak të përpjekjeve dhe sakrificës. Gjithçka ia ka vlejtur, sepse jemi një hap larg fitimit të të kurorës së trefishtë”, tha Pjaniç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat