Del Piero: Kur luaja për Juventusin së bashku me Zidanen

Futboll

Del Piero: Kur luaja për Juventusin së bashku me Zidanen

Më: 29 maj 2017 Në ora: 14:47
Del Piero

Në pragë të përballjes mes Juventus-it dhe Real Madridit, legjenda e bardhezinjve Alessandro Del Piero ka dhënë një intervistë me Marca pesë ditë përpara finales së Champions League. Ish-ylli i Italisë i njeh shumë mirë Zinedine Zidane dhe Gigi Buffon, dy yje të ndeshjes së ardhshme në “Millennium Stadium”. “Buffon është absolutisht i fiksuar pas Champions League. Ai është duke menduar për të“, tha Del Piero për “Marca”. “Ai është duke shpresuar që të ngrej kupën, jam i sigurt se do të jetë ndër lojtarët më të mirë në fushë”, deklaroi ish-sulmuesi për kapitenin e Juves.

“Kur luaja për Juventusin së bashku me Zidane, ai ishte gjithmonë në sinkron me të gjithë sepse donte t’i ndihmonte shokët e ekipit përkundër teknikës mahnitëse të tij. Unë nuk prisja që ai të bëhej një menaxher, por mund të ketë qenë i parashikueshëm duke pasur parasysh se ai gjithmonë ishte në gjendje të lexonte lojën. Kjo është arsyeja pse ai gjithmonë merr vendimet më të mira si trajner dhe kjo është arsyeja pse ai ka fituar gjithçka deri tani “, tha Del Piero.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat