Futbollistët e Dritës kanë sulmuar futbollistët e Prishtinës

Futboll

Futbollistët e Dritës kanë sulmuar futbollistët e Prishtinës

Më: 29 maj 2017 Në ora: 18:29
Pamje nga ndeshja

Në Gjilan në fushën me bari sintetik, është zhvilluar ndeshja e javës së XXI të Superligës për kadet (U17) ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Rreth minutës 37-të, deri sa Prishtina ishte duke avancuar 0:1, futbollistët vendas kanë sulmuar brutalisht futbollistët e Prishtinës me që rast dy prej futbollistëve prishtinas kanë pësuar lëndime më të theksuara. Ndeshja është ndërprerë, ndërsa për fat të mirë Prishtina i ka të gjitha pamjet filmike të sulmit fizik dhe atë e ka dorëzuar pran organeve gjegjëse në FFK, raporton në faqen e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat