Higuain: Koha që ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Futboll

Higuain: Koha që ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Më: 29 maj 2017 Në ora: 18:40
Gonzalo Higuain

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka thënë se ka ardhur koha që ta fitojnë Ligën e Kampionëve. 

Bianconerët do të përballen me Real Madridin në Cardiff të shtunën dhe kërkojnë që ta kthejnë trofeun pas 20 viteve.

“Pajtohem, ka ardhur koha”.

“Ne kemi punuar për këtë dhe shpresojmë që puna jonë të kurorëzohet me fitore. Kjo është ndeshja më e bukur që mund ta luaj”.

“Pres një ndeshje të vështirë. Ata janë mësuar të luajnë këso ndeshjesh dhe në vitet e fundit e kanë bërë shpesh, por ne duam që këtë trofe ta sjellim në shtëpinë tonë”.

“Një gol në finale? Shpresoj që ne të fitojmë, nuk ka rëndësi kush shënon. Kam ardhur këtu për fitore. Deri më tani jemi mirë, kemi fituar dy gara dhe shpresojmë ta fitojmë një tjetër në ditët e ardhshme”, ka thënë Higuain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat