Romario zbulon dy emrat më të mëdhenj që e kanë ngritur Barcelonën në kulm

Futboll

Romario zbulon dy emrat më të mëdhenj që e kanë ngritur Barcelonën në kulm

Më: 29 maj 2017 Në ora: 19:03
Romario da Souza Faria

Ish-lojtari i Barcelonës, Romario da Souza Faria, aktualisht senator në Brazil, ka folur për kujtimet e bukura që i kishte sa luante në  Camp Nou.

Në një intervistë për gazetën El Mundo Deportivo, ai ka zbuluar dy njerzëti që e kanë ngritur Barcelonën në krye.

“Johan Cruyff ishte trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë”.

“Pep Guardiola, trajneri aktual i Manchester City, mendoj se është trajneri më i përgatitur sot për sot”.

“Sot, mendoj se Barcelona ka ekipin më të mirë në botë. Por, klubi im ishte edhe më i mirë. Janë kohë të ndryshme, është luajtur futboll ndryshe. Por, Barcelona sot do të ishte asgjë pa Cruyff dhe Guardiolën më pas. Kam pasur nderin të punoj me të dy.”

Romario e cilëson po ashtu Neymarin si një emër të madh të futbollit botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat