Kukësi kampion, merr çmimin e “Mirënjohjes” nga Bashkia

Futboll

Kukësi kampion, merr çmimin e “Mirënjohjes” nga Bashkia

Më: 29 maj 2017 Në ora: 19:18
Kukësi merr mirënjohjen nga Bashkia

Futbollistët e Kukësit, që u shpallën kampionë në sezonin 2016-2017 të Kategorisë Superiore, duke regjistruar ecurinë rekord me 35 ndeshje radhazi pa pësuar humbje, u vlerësuan me “Mirënjohje” nga bashkia e Kukësit.

Në emër të Kampionëve, shefi i Klubit Jonuz Hallaçi, trajneri Ernest Gjoka, kapiteni Rrahman Hallaçi, fituesi i “Këpucës së Artë”, Pero Pejiç, por edhe lojtarët e tjerë falenderuan bashkinë për vlerësimin duke siguruar të gjithë banorët e Kukësit se ekipi do të vijojë të jetë në nivele të larta.

Ata theksuan se me lojën e pastër, përkushtimin dhe vendosmëri ekipi i Kukësit do të jetë ambasador i promovimit të këtij qyteti, përmes futbollit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat