Huddersfield në Premier League, fiton 200 milionë funte

Futboll

Huddersfield në Premier League, fiton 200 milionë funte

Më: 29 maj 2017 Në ora: 19:32
Huddersfield

Skuadra e Huddersfield ka siguruar kalimin në kategorinë kryesore të futbollit anglez pasi ka mundur me penallti ekipin e Reading në ndeshjen e “play off”-it që është zhvilluar në “Wembley” pasditen e sotme, teksa rreth 77.000 tifozë kanë qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Pas 120 minutave të mbyllur pa gola, lojtarët e dy skuadrave i janë drejtuar penalltive, raporton telesport.. Pas gabimit të Hefele, Reading ka qenë në avantazh 3:1, por kur mendohej se kualifikimi i tyre ishte i sigurt, Moore dhe Obita kanë gabuar dy penalltitë e fundit, duke i dhënë mundësinë Huddersfield të përmbysë gjithçka me Mooy dhe Schindler.

Dy penallti këto që, përveç pjesëmarrjes në elitën e futbollit anglez sezonin e ardhshëm, do t’i garantojnë “Terriers” edhe një shumë prej 200 milionë funtesh në arkat e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat