Pioli zyrtarizohet këtë javë te Fiorentina?

Futboll

Pioli zyrtarizohet këtë javë te Fiorentina?

Më: 29 maj 2017 Në ora: 20:10
Stefano Pioli

Fiorentina pritet që zyrtarisht të njoftojë këtë javë se Stefano Pioli do të jetë trajneri i tyre i ri.

Paulo Sousa është jashtë kontratës më 30 qershor dhe barazimi i mbrëmshëm me Pescaran duket se ka qenë lamtumira e tij me klubin Viola.

Pioli ka dalë si favoriti për ta pasuar atë, dhe faqja e internetit e Gianluca Di Marzios raporton se palët janë pajtuar për një kontratë gjatë fundjavës.

Ish-trajneri i Lazios dhe Interit ka rënë dakord të marr stolin e Violës dhe një njoftim pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

Nëse konfirmohet, do të jetë një kthim në Firence për 51-vjeçarin, i cili kaloi gjashtë vjet në Artemio Franchi si lojtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat