Alex Sandro: Reali nuk është vetëm CR7

Futboll

Alex Sandro: Reali nuk është vetëm CR7

Më: 30 maj 2017 Në ora: 00:01
Alex Sandro

Alex Sandro e cilëson Cristiano Ronaldon si lojtar i madh, por paralajmëron se Juventusi duhet të shqetësohet nga të gjithë, pasi Real Madridi nuk është vetëm Ronaldo.

Bardhezinjtë përballen me kampionët spanjollë në finalen e Ligës së Kampioneve këtë fundjavë, dhe braziliani ka të ngjarë të ketë kundër Ronaldos në duelin një për një.

Megjithatë, Sandro nuk mendon se Reali është vetëm Ronaldo, por duhen të kenë kujdes nga të gjithë futbollistët.

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht Alex Sandro duke folur me gazetarët në mediat e Juventusit.

“Megjithatë, Real Madridi nuk është vetëm Cristiano Ronaldo, ata kanë lojtarë tjerë të mëdhenj dhe ne duhet të shqetësohemi për të gjithë”.

“Ne jemi shumë të fokusuar dhe e dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Duhet të jemi të qetë dhe të vazhdojmë të punojmë”, përfundoi braziliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat