Lojtari nga Kosova në kombëtaren e Shqipërisë

Futboll

Lojtari nga Kosova në kombëtaren e Shqipërisë

Më: 31 maj 2017 Në ora: 14:44
Ylber Ramadani

Mesfushori nga Kosova, Ylber Ramadani, është ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë U-21 për ndeshje miqësore ndaj Francës dhe eliminatoret ndaj Estonisë. Lajmi konfirmohet nga klubi i Partizanit përmes faqes në ‘Facebook’. “Ylber Ramadani do të jetë pjesë e ekipit tonë përfaqësues Shpresa për dy ndeshjet në program, 5 Qershor miqësoren ndaj Francës dhe 12 Qershor kualifikuesen ndaj Estonisë. Traineri ekipit U 21, Alban Bushi ka përfshirë sërisht në përbërje të kuqezinjve mesfushorin e talentuar të Partizanit. 21 vjeçari falë sezonit pozitiv me të kuqtë, tashmë ka fituar besimin e trainerit Bushi, i cili vijon ta konsiderojë Ramadanin pjesë të rëndësishme të përfaqësueses U 21. Klubi i uron suksese Ramadanit dhe një përfaqësim sa më pozitiv me fanelën e ekipit tonë përfaqësues”, shkruhet në njoftimin e Partizanit. Ramadani është  zhvilluar si futbollist në Kosovë teksa ka luajtur për Ferizajn dhe Prishtinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat