Grupimi i tifozëve “Tirona Fanatics”, ka organizuar sot një protestë para Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar kryebashkiakut Erion Veliaj që të mbajë qëndrim për rënien e klubit nga kategoria.
Ultrasit bardheblu i kanë kërkuar atij publikisht që të shfuqizojë akordin me presidentin Refik Halili, duke i hequr aksionet dhe drejtimin e këtij të fundit.
Kërkesa e Tirona Fanatics
Drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj
Kërkesë: Duke parë ndodhitë e fundit dhe rënien nga kategoria të KF Tirana, kërkojmë rishikimin e aksioneve dhe shfuqizimin e z. Refik halili bazuar në pikat e mëposhtme:
Dështim në ndërtimin e një klubi të strukturuar
Borxhet e pashlyera dhe shmangja e detyrimeve
Mashtrimet dhe mungesa e transparencës ndaj tifozëve
Objektivi dhe buxheti vjetor i padeklaruar
Rënia nga kategoria
Si aksioner të KF Tiranës dhe institucioni që i besoi pjesën më të madhe të aksioneve z. Refik Halili, kërkojmë nga Bashkia Tiranë mbajtjen e një qëndrimi korrekt ndaj POPULLIT BARDH E BLU dhe qytetarëve të Tiranës.
Detyrimi juaj kryesor është KF Tirana dhe jo ekipe të tjera të futbollit.