Shqiptarët e Ulqinit e mposhtën Rudarin, një hap afër elitës së Malit të Zi

Futboll

Shqiptarët e Ulqinit e mposhtën Rudarin, një hap afër elitës së Malit të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2017 Në ora: 19:35
Pamje nga atmosfera e sotme në Ulqin

Skuadra shqiptare, Otranti Olimpik nga Ulqini, kurrë më afër elitës së futbollit malazez. Ata para shikuesve të vet, ku ishin mbi 3 mijë veta, e  mposhtën me rezultat 1:0 Rudarin e Plevlës, në ndeshjen e parë të barazhit. Ndeshja e kthimit do të luhet në fundjavë në Plevlë, ndërsa Otrantit i mjafton një barazim edhe të marshojë në elitë, që do të ishte historike.

Skuadra shqiptare bëri paraqitje jashtëzakonisht të mirë dhe triumfoi me golin e Yoyos që e realizoi në minutën e 14-të. Kryetari i Klubit Skënder Rexha me stafin e tij dhe lojtarët janë të lumtur për këtë fitore dhe janë të bindur se do ta realizojnë ëndrrën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat