Shqipëria publikon listën kundër Luksemburgut dhe Izraelit

Futboll

Shqipëria publikon listën kundër Luksemburgut dhe Izraelit

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 11:21
Pamje nga një ndeshje

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë “nën armë” për dy ndeshjet e qershorit. Më konkretisht, Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore të dielën, më 4 qershor, në orën 19:00, në stadiumin “Josie Barthel”, kundër Luksemburgut, dhe pastaj eliminatoren e radhës në Grupin G për “Rusia 2018”, të dielën e 11 qershorit, në orën 20:45, si mysafirë i Izraelit. Rikthimi i Ergys Kaçes dhe lënia jashtë e Taulant Xhakës ishte bërë me dije, por “krasitja” e kapitenit Ansi Agolli dhe sulmuesit Bekim Balaj nuk pritej. Në listë nuk bën pjesë edhe portieri Etrit Berisha, që mbylli një sezon mbresëlënës me Atalantën, i pezulluar që në ndeshjen me Izraelin, në “Elbasan Arena”.

Ja lista e lojtarëve

Portieri: Thomas Strakosha, Alban Hoxha, Orges Shehi, mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Frederik Veseli, Migjen Basha, Ergys Kaçe, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Burim Kukeli, Amir Abrashi; sulmues: Azdren Llullaku, Sokol Cikalleshi, Liridon Latifi dhe Eros Grezda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat