Leci e sheh një Prishtinë më ndryshe në Europa League

Futboll

Leci e sheh një Prishtinë më ndryshe në Europa League

Nga: Kemajl Goca Më: 1 qershor 2017 Në ora: 19:34
Liridon Leci

Prishtina dhe Trepça ’89 nga Mitrovica tani do të përgatiten për Kupat Evropiane në futboll. Falë triumfit të Besës nga Peja në finalen e Kupës së Kosovës, kundër Llapit, Prishtina siguroi vizën për në garat e Europa League. Pejanët nuk janë të licencuar nga UEFA, kësisoj Prishtina si nënkampion, e fitoi të drejtën për garat evropiane.  Futbollisti i Prishtinës, Liridon Leci, tha se është jashtëzakonisht mirë që do të marrin pjesë në garat evropiane.

“Normalisht është sukses, sepse FC Prishtina ka bërë përforcime që të dalë në Europë, pavarësisht se gjatë rrugës kemi pasur disa ‘probleme’ dhe me ardhjen e trajnerit Arsim Thaçi gjërat ndryshuan shumë për të mirë dhe kjo është vërtet sukses. Prishtina ka marrë pjesë edhe në shumë turne ose ndeshje miqësore në Europë dhe ka një pasqyrë se si është të luash në Europë, mirëpo kjo tash është zyrtare dhe përfaqësohemi tamam zyrtarisht”, tha Leci për gazetën kombëtare “Bota sot”. Gjithçka varej nga finalja e Kupës, a keni qenë në ethe, sepse po të fitonte Llapi do të mbetej Prishtina jashtë Evropës? “Normalisht ishim në ethe sepse varej sezoni i skuadrës...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat