Miftaraj: Ishim me të qetë se Llapi

Futboll

Miftaraj: Ishim me të qetë se Llapi

Nga: Kemajl Goca Më: 1 qershor 2017 Në ora: 19:38
Diar Miftaraj në aksion

Besa e Pejës u stolis me Digitalb Kupa e Kosovës në futboll. Një trofe i çmueshëm që ia shpëtoi edicionin, pasi që në kampionat zhgënjyen me rezultate duke përfunduar në vend të gjashtë me 47 pikë të mbledhura. Futbollisti i Besës, Diar Miftaraj, tha se ishin të bindur se do të fitoni me penallti, sipas tij ishin të stërvitur mirë në këtë drejtim dhe nuk dyshoj në asnjë moment se do të dalin triumfues. “Mendoj se Besa e ka merituar me fituar Kupën dhe sigurisht unë si lojtar i këtij klubi të madh, e kam pritur edhe pse ka qenë e vështirë shumë sidomos finalja, pasi që Llapi ka ekip shumë të mirë. Ata në finale më kanë befasuar me lojën e mirë dhe mendoj se kësaj radhe fati ka qenë më shumë me ne”, ka thënë Miftaraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Sipas tij, në asnjë mënyrë nuk ishin në presion të penalltive dhe...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat