‘Asnjë skuadër nuk është më e mirë se Juventus’

Futboll

‘Asnjë skuadër nuk është më e mirë se Juventus’

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 02:03
Juventus

Sami Khedira ka thënë se Juventus është skuadra më e mirë në botë

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira ka thënë se nuk ka asnjë arsye për tu larguar nga Torino dhe shpreson se do ta respektojë kontratën aktuale.

“Nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Juventus. Jam i lumtur këtu dhe do ta respektoj kontratën time. Ka shumë pak klube në Evropë që mund të konkurrojnë me skuadrën ku jam”, tha Khedira për Kicker.

“Si Juventus ndoshta është një skuadër në Gjermani, Bayern Munich dhe një është në Spanjë, Real Madrid,por unë tashmë kam luajtur për të dyja, Realin dhe Juventusin”.

“Juventus është skuadra më e mirë”.

Ai po ashtu foli edhe për finalen e Ligës së Kampionëve, ku tha se ndeshja ndaj Real Madridit do të vendoset nga disa detaje të vogla, por insiston se Juventus duhet të mbrohet si skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat