Kërkon të thyejë rekord në treg

Futboll

Kërkon të thyejë rekord në treg

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 12:04
Guardiola

Manchester City dhe Pep Guardiola shkojnë për një tjetër rekord në tregun e futbollit.
“Ne do të përmirësohemi. Disa lojtarë do të qëndrojnë, të tjerët do të largohet dhe të tjerë do të vijnë. Sezonin e ardhshëm do të jemi më të fortë,” – tha trajneri katalanas në epilog të sezonit. Guardiola e detyron sheikun blu të investojë përsëri. Që kur Al Mubarak bleu klubin, në shtator 2008, Manchester City ka shpenzuar 1,354 milionë euro në nënshkrimin e lojtarëve, më shumë se çdo ekip tjetër në planet. Pas prishjes së shpenzimeve tavan, sezonin e fundit, pala angleze është e gatshme të bëhet “pluhur” këtë verë. Në dy sezonet e fundit, “qytetarët” e kanë tejkaluar barrierën prej 200 milionë eurosh në blerje lojtarësh të rinj, në mënyrë të njëpasnjëshme (212 milionë në 2015-2016 dhe 213 milionë në 2016-2017). Sezonin e kaluar, i pari i Guardiolës në Mançester, skuadra nga “Etihad” ka nënshkruar me Stones (57 milionë euro), Sane (50), Gabriel Jezus (32), Gundogan (27), Bravo (18), Nolito (18). Megjithatë, “makina” e Guardiolës doli bosh në Premier League dhe në Europë. Për sezonin e ri, blerjet kanë filluar që në maj. Bernardo Silva (50 milionë) vjen nga Monaco për të shtuar fantazinë dhe cilësinë e “qytetarëve” (ka shënuar 11 gola dhe dhënë 12 asiste me ekipin e Jardim, sezonin e fundit), duke iu bashkangjitur pjesës së përparme, në të cilën janë tashmë De Bruyne, Silva, Sterling.
Edhe Ederson ka lënë Benfica, me të cilën është shpallur kampion, pasi ka pësuar vetëm 12 gola, për t’u vënë në shërbim të portës së Manchester City. Përflitet se për të janë shepnzuar plot 40 milionë euro. Nga grupi ekzistues nuk ka rinovuar Zabaleta, Sagna, Clichy, Caballero dhe Jesus Navas. Yaya Toure e ka zgjatur kontratën e tij me një vit tjetër, ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të bëhet me të huazuarit Nasri, Hart, Mangala. “Ne jemi duke shkuar për të nënshkruar me disa nga talentet më të mëdha të botës, si pjesë e strategjisë sonë. Ky proces ka filluar verën e kaluar dhe do të vazhdojë edhe këtë vit. Më pëlqen se si ekipi është në rritje me Guardiolën. Ai dëshiron të fitojë çdo gjë. Ëndrra është për të arritur tripletën, ose edhe “poker”. Pse jo?” – ka thënë Al Mubarak. Pas Bernardo Silva dhe Ederson, flitet se Manchester City është duke ndjekur me interes edhe Benjamin Mendy (Monaco), Alexis Sánchez (Arsenal), Leonardo Bonucci (Juventus), Kyle Walker (Tottenham), Van Dijk (Southampton), Tolisso (Lyon). Sipas shtypit britanik, në dispozicion të trajnerit katalanas janë vendosur 295 milionë euro për të gjitha blerjet. Pra, Guardiola është gati për të thyer bankën…

Milionat e shpenzuara nga Manchester City, sipas sezoneve, në “erën Al Mubarak”
2008-2009: 157 miliona euro
2009-2010: 147 miliona euro
2010-2011: 182 miliona euro
2011-2012: 87 miliona euro
2012-2013: 62 miliona euro
2013-2014: 116 miliona euro
2014-2015: 88 miliona euro
2015-2016: 212 miliona euro
2016-2017: 213 miliona euro
2017-2018: 90 miliona euro (blerjet do të vazhdojnë)
Blerjet më të shtrenjta të Guardiolës te Manchester City
John Stones: 57 miliona euro
Leroy Sané: 50 miliona euro
Bernardo Silva: 50 miliona euro
Ederson: 40 miliona euro
Gabriel Jesus: 32 miliona euro
Gündogan: 27 miliona euro
Nolito: 18 miliona euro
Claudio Bravo: 18 miliona euro

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat