Finalet e fituara e të humbura të Juventusit në Champions League

Futboll

Finalet e fituara e të humbura të Juventusit në Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 2 qershor 2017 Në ora: 13:47
Ilustrim

Juventusi nga Torino deri më tash ka fituar dy finale dhe ka humbur gjashtë prej tyre në Champions League. Në fakt, nga periudha e vitit 1992 kur ekziston formati i Champions Leagues, Juve gjashtë herë preku finalen e madhe. Kampioni italian për herë të parë këtë trofe të çmueshëm e ka fituar në vitin 1984-85, kur e kishte mposhtur me rezultat minimal 1:0 ekipin anglez, Liverpoolin. Ndërsa në vitin 1995-96 Juventusi fitoi Championsin, pasi e mundi me penallti 4:2 skuadrën holandeze, Ajax-in, ngase takimi kishte përfunduar 1:1.  Juventusi takohet me Real Madridin, në finalen e madhe që luhet nesër në stadiumin në Cardiff, duke filluar në orën 20.45. Është hera e dytë që takohen ndërmjet vete këta gjigantë në finalen e madhe, sepse hera e parë ka qenë në vitin 1997/98, kur Juve pësoi humbje me rezultat 1:0.

Finalet e fituara e të humbura:
1972/73:  Ajax-Juventus                 1:0

1982/83: Hamburger SV-Juventus         1:0

1984/85: Juventus-Liverpool         1:0

1995/96: Juventus-Ajax 1:1 (4:2 me penallti)

1996/97: Borussia Dortmund-Juventus 3:1

1997/98: Juventus-Real Madrid    0:1

2002/03: Juventus-Milan 0:0 (2:3)

2014/15: Juventus-Barcelona        1:3

2016-17: Juventus-Real Madrid?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat