Ramadani: Mendojmë vetëm për ndeshjen me Francën

Futboll

Ramadani: Mendojmë vetëm për ndeshjen me Francën

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 18:35
Ramadani

Përballë Francës, jo vetëm për një miqësore luksi, por edhe për të treguar cilësinë e ekipit Shpresa, në prag të kualifikueseve të Kampionatit Europian. Mesfushori Ylber Ramadani ka besim te skuadra kuqezi, pavarësisht mungesave të të dëmtuarve Qazim Laçi, Emanuele Ndoj dhe Leonardo Maloku, me tre lojtarët që do të largohen nga ekipi, ndërsa stafi teknik ka vendosur të grumbullojë Agim Zekën Lille dhe Regi Lushkja i Laçit.

"Pikë së pari do të mendojmë vetëm për ndeshjen me Francën dhe më pas për kualifikuesen me Estoninë. Duhet të qasemi seriozisht me Francën dhe më pas të bëjmë analizën për Estoninë. Me Francën është një ndeshje mjaft e mirë: dihet kualiteti që ka kjo skuadër, por duhet të tregojmë edhe ne kualitetin tonë", tha Ramadani. "Do të hyjmë nga minuta e parë të bëjmë në fushë atë që do të na thotë trajneri. Rezultatin e di vetëm Zoti. Kemi një grup mjaft të mirë dhe jemi të rinj në moshë. Kemi lojtarë mjaft cilësorë, që luajnë në ekipe të mëdha dhe mendoj që do ia arrijmë qëllimit. Ne do hyjmë në çdo ndeshje për të luajtur dhe për të arritur objektivat tanë", ka thënë Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat