Lamtumirë Buffon, Juventus gjen portierin e ri

Futboll

Lamtumirë Buffon, Juventus gjen portierin e ri

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 10:48
Gianluigi Buffon

Drejtuesit e Juventusit janë afër që ta transferojnë portierin polak, Wojciech Szczesny

Gianluigi Buffon, kapiteni i Juventusit, është në prag të pensionimit. Kjo ka shturë drejtuesit e kampionit të Italisë që ta gjejnë pasardhësin e italianit.

Sipas mediave në Itali, drejtuesit e Juventusit janë afër që ta transferojnë portierin polak, Wojciech Szczesny.

Reprezentuesi i Polonisë, i cili për dy sezone ka qenë i huazuar te Roma, është nën kontratë me Arsenalin.

Thuhet se Juventusi i ka ofruar Arsenalit 16 milionë euro për Szczesnyn, kurse këtij të fundit i ka ofruar një pagë prej 4 milionë euro në sezon.

Përveç Juventusit, ish portierin e Legia Warsaws  kërkohet edhe nga Milan e Napoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat