Tifozi i Juves u dëshpërua keq me tatuazhin që bëri para finales të Ligës së Kampionëve

Futboll

Tifozi i Juves u dëshpërua keq me tatuazhin që bëri para finales të Ligës së Kampionëve

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 15:38
Finalja Juventus-Real Madrid

Ishte i bindur në fitore të Juves, i cili madje bëri edhe tatuazh, por pas ndeshjes u dëshpërua.

Një tifoz i Juventusi është dëshpëruar keq mbrëmë, pas humbjes së “Zonjës së Vjetër” prej 4:1 nga Real Madridi.

Ai duket se besonte shumë në fitore të klubit italian, i cili kishte vendosur që para finales të bëjë tatuazh me kupën e fituar, teksa ka shkruar “Cardiff 2017”.

Por, Juve humbi, duke mos ia plotësuar ëndrrën atij, por edhe shumë tifozëve tjerë në mbarë botën, të cilët që një kohë të gjatë presin të fitojnë këtë trofe.

Hera e fundit kur Juventusi e ka fituar këtë trofe ka qenë viti 1996. Që nga ajo kohë, “Zonja e Vjetër” ka humbur pesë finale, në përgjithësi shtatë – më shumë se çdo klub tjetër në histori të futbollit

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat