Rahoveci mbetet në ligë

Futboll

Rahoveci mbetet në ligë

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 19:30
Rahoveci

KF Rahoveci ka siguruar edhe për një vit garimin në Ligën e Parë.

Skuadra e trajnerit Fadil Vuçitërna mposhti 2:0 Lugun e Baranit, në ndeshjen e barazhit. Takimi u luajt në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, në prani të mbi 1 mijë shikuesve. Golat i shënuan NIkollë Dushi dhe Hamëz Merxha, nga një në secilën pjesë.

Goli i parë u realizua nga penalltia, për çka solli paknaqësi të mëdha tek Lugu i Baranit, që kontestuan vendimin e gjyqtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat