Blerim Kotobelli vishet i kuq

Futboll

Blerim Kotobelli vishet i kuq

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 14:22
Blerim Kotobelli prezantohet

Klubi i Partizanit nga Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Blerim Kotobelli. Ish mbrojtësi i Teutës tashmë do të jetë pjesë e 15-të herë Kampionëve të vendit në sezonin e ri futbollistik. 24- vjeçari ka nënshkruar sot një kontratë të vlefshme 1 + 1.

Kotobelli i cili është prezantuar sot nga drejtuesit më të lartë të klubit, është edhe përforcimi i parë i skuadrës në afatin kalimtar të verës dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 15-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat