Mavraj feston ditëlindjen, ja surpriza e Kombëtares

Futboll

Mavraj feston ditëlindjen, ja surpriza e Kombëtares

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 15:44
Pamje nga videoja

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj kishte dje ditëlindjen dhe festoi 31-vjetorin.

Por festa e tij nuk mund të zhvillohej pa stafin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit të cilët i kanë organizuar një festë surprizë.

Ndërkohë që Mavraj ishte në mensë duke ngrënë ata kanë sjellë një tortë me qirinj duke i kënduar këngën: “Shumë urime për ty.”

I befasuar nga supriza 31-vjeçari i ka falenderuar të gjithë duke i uruar edhe fitore në ndeshjen me Izraelin që do të zhvillohet nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat