Sanches refuzon Unitedin, dëshiron Barçën

Futboll

Sanches refuzon Unitedin, dëshiron Barçën

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 21:27
Renato Sanches

Renato Sanches thuhet se ka refuzuar një transferim te Manchester United.

Sipas Daily Mail, mesfushori portugez është kërkuar me ngulm nga “Djajtë e Kuq”, por thuhet se ka ardhur refuzimi nga ana e tij.

Ky refuzim i Sanchesit në drejtim të Unitedit thuhet se vjen pasi talenti portugez dëshiron transferimin te Barcelona.

Reprezentuesi 19-vjeçar i Portugalisë luajti në Euro 2016 verën e kaluar dhe u tha se do të jetë një hit i madh në Bundesligë pas bashkimit nga Benfica.

Megjithatë, Sanches mund të shitet këtë verë pas një sezoni të vështirë në Bayern dhe Barca besohet të jetë përpara gjigantëve të Ligës Premier, Man Utd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat