Salah gjithnjë e më pranë Liverpoolit

Futboll

Salah gjithnjë e më pranë Liverpoolit

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 22:35
Mohamed Salah

Reprezentuesi egjiptian po kërkohet me ngulm nga Jurgen Klopp.

E ardhmja e Mohamed Salah është pothuajse e sigurt se do të jetë te Liverpooli.

Egjiptiani tashmë ka marrëveshje personale me ‘The Reds’, ndërsa tani pritet edhe akordi i anglezëve me Romën.

Liverpooli ka një ofertë të majme për Romën, pasi ka ofruar 35 milionë euro dhe 5 të tjera bonuse për ta transferuar sulmuesin.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Salah kalon në Premier Ligë, pasi që ai ka pasur një aventurë të shkurtër me Chelsean.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat