Ramadani në një klub danez

Futboll

Ramadani në një klub danez

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 17:30
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani nuk është më pjesë e Partizanit nga Tirana, pasi mesfushori ka preferuar të vijojë karrierën në futbollin danez me Velje Boldklub. 21-vjeçari ferizajas ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi për një të tretë me klubin që militon në kategorinë e parë të futbollit në Danimarkë.

Nga transferimi i Ramadanit do të përfitojë edhe Partizani, në arkat e të cilit do të shkojnë rreth 200 mijë euro nga kjo lëvizje. Ramadani është bindur nga projekti i klubit të ri, që këtë edicion synon ngjitjen mes më të mirëve të Danimarkës, dukë bërë lëvizje të studiuara edhe në afatin kalimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat