Chelsea gati 51 milionë euro për Insigne

Futboll

Chelsea gati 51 milionë euro për Insigne

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 18:10
Lorenzo Insigne

Skuadra londineze Chelsea po mendon për zëvendësuesin e Eden Hazard nëse futbollisti belg kalon në radhët e Real Madridit, ashtu siç ka kërkuar presidenti i klubit Florentino Perez.

Sipas gazetës ‘Sun’ bëhet fjalë për Lorenzo Insigne, i cili pëlqehet nga trajneri i kampionëve të Anglisë, Antonio Conte.

Për Napolin, sipas gazetës britanike, janë gati 51 milionë euro.

Gazeta kujton edhe faktin se Insigne do të kushtojë për Chelsea sa gjysma e shumës që Reali është gati të paguajë për Hazard, pra 100 milionë euro, nëse gjithçka shkon pa probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat