Nikaj: Vendosa të largohem nga Flamurtari, Selmani trajner i ri

Futboll

Nikaj: Vendosa të largohem nga Flamurtari, Selmani trajner i ri

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2017 Në ora: 19:39
Samuel Nikaj

Në klubin me renome Flamurtari nga Prishtina, ka ndryshime në Shtabin Teknik. Samuel Nikaj nuk është më kryetrajner, në vend të tij vjen Agron Selmani. Nikaj ka treguar arsyet pse është larguar nga klubi kuqezi, të cilën pas gjashtë vjetësh e ka rikthyer në elitë. Ndërkaq, Selmani ka drejtuar disa skuadra në vitet e kaluara, tha se ka rënë dakord me drejtuesit e klubit prishtinas dhe nuk e pasur të vështirë edhe ta marrë drejtimin e këtij kolektivit me renome.  Nikaj tregon për gazetën kombëtare “Bota sot”, se pse vendosi të ndahet me Flamurtarin. “Arsyeja?

E thjeshtë, ana financiare nuk ishte e kënaqshme dhe më kryesorja ishte që objektivat e klubit nuk ishin ne sinkron me objektivat e mia”, thotë Nikaj.  Ai më tutje thotë se më shumë e preferon të jetë në një ekip që synon me u ngritë në elitë: “Vendosa të largohem, pasi e njoh veten nuk mund të karikohem në qoftë se objektivi nuk është maksimal dhe më shumë preferoj një ekip në kategori të parë që do me u ngjit në Superligë sesa një ekip të Superligës që do thjesht me qëndruar në Superligë çështje karakteri”. Si e keni parë futbollin në përgjithësi në Kosovë, çfarë u la përshtypje për të mirë e çfarë për të keq?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat