Griezmann flet pas rinovimit të kontratës me Atletico Madridin

Futboll

Griezmann flet pas rinovimit të kontratës me Atletico Madridin

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 20:57
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann do të qëndrojë te Atletico Madrid edhe për pesë vjet të tjerë.

Sulmuesi i Atletico Madrid rinovoi me “Los Colchoneros” kontratën deri në vitin 2022.

Pasi firmosi këtë kontratë të re, Griezmann nëpërmjet faqes zyrtare të klubit iberik kërkoi falje për disa deklarata të tij që linin të kuptohej se ai do të largohej nga Atletico.

“Dua të kërkoj falje ndaj të gjithë atyre që keqkuptuan deklaratat e mia”, ka thënë Griezmann.

“Ndoshta unë nuk u shpreha mirë, ose disa media kërkuan tituj të rëndësishëm për diçka që nuk ekzistonte”.

“Ajo që dua të them është se që nga momenti që kam ardhur kam dhënë maksimumin për klubin, shokët e mi të skuadrës dhe stafin  teknik”.

Duke u kthyer të çështja e rinovimit të kontratës, Griezman deklaroi se ndihet shumë i lumtur që do të vijojë të luajë ende për Atleticon dhe se tani do të pushojë për të rifituar energjitë e tij në mënyrë që të jetë sa më në formë kur të bashkohet sërish me skuadrën madrilene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat