Cana ka dy fjalë për De Biasin

Futboll

Cana ka dy fjalë për De Biasin

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 14 qershor 2017 Në ora: 16:01
Lorik Cana

Tiranë: Trajneri Gianni de Biasi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit. Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment.
“Përshëndetje, kjo është një fletë e eksperiencës sime në Shqipëri që nuk do doja asnjëherë të shkruaja. Kam menduar dhe medituar gjatë dhe ju them se nga sot nuk jam më trajneri i kombëtares sonë.

Ndalem këtu sepse dua të mendoj për të mirën dhe rritjen e skuadrës. Mendoj se e kam bërë detyrën që më ka lejuar mua të nxjerr nga ky ekip më të mirën”, lexoi De Biasi në letrën e tij të dorëheqjes.

Ylli i kombëtares shqiptare, Kapiteni i kuqi zinjëve, i cili është larguar më heret nga fusha e blertë për arsye të tjera, ka lënë një mesazh sot në rrjetin social Facebook, ku ai i shpreh një faleminderim të thellë, trainerit të Kombëtares Shqiptare Giani Debiazi, duke shkruar :" Faleminderit Mister për këto vite me ne!!!"
Faleminderit për kontributin tuaj, eksperiencën , angazhimin dhe miqësinë.
Bashkë kemi arritë dhe përjetu gjëra të paharruëshme
Me pak fjalë Rrespekt shkruan Lorik Cana në llogarinë e tij në facebook duke postuar edhe një fotografi në shenjë respekti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat