Bayern shpenzon 92,5 milionë euro për përforcime

Futboll

Bayern shpenzon 92,5 milionë euro për përforcime

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 19:48
Kingley Coman

Pasi sollën nga Juventus lojtarin Kingley Coman dhe vazhduan prurjet e reja Niklas Sule, Serge Gnabry dhe Sebastian Rudy, sot Bayern Munchen konfirmoi se ka blerë edhe Corentin Tolisso.

Për këtë lojtar, bavarezët paguan 41,5 milionë euro, duke u bërë transferimi më i madh për Bayern në histori.

Njëherësh, ky është transferimi i dytë më i madh gjatë kësaj periudhe, pas Bernardo Silva nga Monaco në Manchester City për 50 milionë euro.

Tolisso me Bayern ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022, duke u bërë përforcimi i pestë i bavarezëve.

Ndryshe, Bayern gjithsej për pesë përforcime këtë verë ka shpenzuar 92,5 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat